Ze Maria i vërtetë: Nga titulli, te kapiteni në stol dhe një risi në konferencë

Ze Maria më në fund e tha atë që duan të gjitha jo ta dëgjojnë, por ta përjetojnë. I pyetur nëse Tirana mund t’ia dalë të shkojë Europë, trajneri brazilian ishte i prerë: “Synimi është të fitojmë kampionatin, mendoj se është mjaftueshëm”.

Trajneri i bardhebluve foli për shumë ccështje gjatë konferencës, teksa për herë të parë zbuloi edhe formacionin që do të zbresë në fushë ditën e nesërme kundër Luftëtarit. Sentamu jashtë, ashtu sikurse edhe Karabeci.

MUÇA – “Fillimisht jam i lumtur që ai kthehet pas problemeve personale që ka pasur. Si unë ndihet të gjithë këtu, është një rikthim i rëndësishëm. Sa i takon aspektit sportiv nuk mund të them gjë, i duhet edhe një muaj apo një muaj e gjysmë për të parë më mirë gjendjen e tij. Ai po bën aq sa mundet. Është një rikthim i rëndësishëm, pasi ndikon edhe në moralin e djemve të tjerë, pasi është një lojtar me eksperiencë. Ai ka qenë kapiten dhe zëvendëskapiten dhe është i rëndësishëm”.

NDESHJA E KUPËS – “Fitore e rëndësishme për skuadrën, pavarësisht se ishte në Kupë. Mund të them që edhe në tre ndeshjet e para kemi luajtur mirë, por na kanë munguar rezultatet. Fitorja me Ilirinë është e rëndësishme për grupin dhe shpresoj të ndikojë në vazhdimësi”.

SENTAMU – “Oduamadin e futa ndeshjen e fundit sepse i duhet të luante për të fituar formën. Nesër do të luajë. Sa i takon Sentamu, ai është rikthyer vonë dhe nuk do të luajë. Ju e dini se nuk më bëhet vonë nëse lojtarët janë të huaj apo shqiptarë, nuk bëj dallime.

MOMENTI I TIRANËS SË VËRTETË – “E kam thënë që do shihni Tiranën e vërtetë pas javës së tretë. Jemi stërvitur shumë mirë. Mund t’ua jap sot formacionin. Nesër do të shihni të Tiranën e vërtetë, ua premtoj”.

DEKLARATA E FANATICS – “Jam i kënaqur për rikthimin e tifozëve, ata kanë treguar se ccfarë mund të bëjnë për këtë klub. Mendoj se janë të rëndësishëm për ne dhe e them me bindje se nesër të gjithë do japin maksimumin. Edhe fushën e kemi në kushte perfekte. Të gjithë faktorët janë mbledhur bashkë për të fituar”.

KRIZA E MUNDSHME – “Nuk e mendoj humbjen. Unë mendoj pozitivisht, mendimi negativ nuk përfshihet në mentalitetin tim”.

NDRYSHIMET E SHUMTA – “Lika, Doka, Turtulli, Hoxhallari, Imami, Daja, Mauxhe, Hasani, Kobinah, Blazhevski, Oduamadi. Ky është ekipi për nesër. Të gjithë kanë luajtur në pesë ndeshjet e para, të gjithë duhet të jenë gati. Të gjithë kanë luajtur, disa më pak, disa më shumë. Të gjitha ata që e nisin nesër kanë luajtur. Mucci përshembull luajti 45 minuta dhe shënoi, të gjithë duhet të jenë gati”.

BINDJA PËR FITORE – “Kemi pasur shanse shënimi në tre ndeshjet e para, por kemi shënuar vetëm një herë. Kishim dhjetë ditë kohe, kemi patur mundësi të punojmë me të gjitha repartet. Ndaj e them me bindje se do të bëjmë më mirë se në tre ndeshjet e para. Siguyrisht që kemi krijuar edhe raste, por na ka munguar goli. Nesër duhet të jemi më t ëkujdesshëm para portës.

KAPITENI – “Daja do të jetë kapiteni. Kam folur me Likën dhe kam vendosur Asionin prej pozicionit në fushë. Ilioni është kapiteni, por ai nuk e lë dot portën për të biseduar me gjyqtarin. Kemi gjetur mirëkuptimin”.

DIFERENCA MES KATEGORIVË – “Superiorja ka më shumë kualitet. Kjo situatë është sepse kemi shumë lojtarë të rinj, të huaj dhe shqiptarë. E them me bindje se nuk pranojmë rezultat tjetër vecc fitores. Kemi lojtarë me kualitet në skuadër, që i përgjigjen Superiores”.

KONKURRENCA NË SULM – “Jam i lumtur për probleme të tilla. E nisëm kampionatin pa sulmues, Majkëll Ngo nuk ishte dhe u përpoq Sentamu ta bënte atë rol.  Tani kushtet janë më të mira, Blazhevski është rritur. Ngo kthehet pas 5 muajsh dhe mendoj se nuk mund të luajë më shumë se 30 minuta. Më pas mund të luajë më shumë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online