Kjo lëvizje surprizë e bardhebluve, duke sjellë njw trajner tw huaj është mundësuar nga menaxheri Hektor Çomo. Ky i fundit bashkëpunon prej vitesh me Tiranën, duke qenë një ndër njerëzit që njeh mjaft mirë tregun e futbollit afrikan, ndërsa ka sjellë te bardheblutw shumë futbollistë afrikanë. Çomo nuk është vetëm një menaxher i Tiranës, por edhe një këshilltar i brendshëm i skuadrës. Ai ka sjellë të gjithë afrikanët, por edhe Kahatën apoSitumën, lojtarë që kanë veshur mw parw fanellën bardheblu. Prej kohësh, Çomo këshillon presidentin Refik Halili për menaxhimin e ekipit, për ta ngjitur Tiranën në vendin ku e meriton.
Çomo është një njohës shumë i mirë i futbollit afrikan dhe Kenias në përgjithësi. Për Tiranën është një goditje e madhe, të paktën në aspektin e imazhit, pasi Ze Maria është një personazh shumë i njohur dhe mund të ndikojë për mirë edhe në merkato. Ze Maria në parim mund të ketë pranuar edhe rrogë të njëjtë për një piacë më të madhe si Tirana, sepse këtu do të marrë pjesë në ndeshjet e Europës dhe për të është një trampolinë e madhe për ekipet e kampionateve të mëdha.
Së bashku me Ze Marinë, edhe 3 brazilianë dhe një afrikan do të vijnë shumë shpejt në Tiranë, si përforcim i merkatos bardheblu. Së bashku me ta mund të afrohet edhe një afrikan. Gjasat janë që me bardheblutë të afrohet Frensis Kahata, një ish-bardheblu.
Si i themi ne tironcit e vjeter mener teje kacile pa byth. Edhe ky zoti zef si gjith te tjeret ashtu si po vjen do iki. Me vrull te modh ka ardhe e vrull te modh ka per ik. Po na i bje gjoksit si puna gamorit.