Topi “zbarkon” në Rusi, sot nis Botërori i vogël

Starton Kupa e Konfederatave, 9 skuadra në vijën e parë për të shijuar trofeun përpara evenimentit të madh të vitit të ardhshëm

Koha ka ardhur. Edhe pse nuk do të jetë sigurisht një eveniment i një rëndësie të veçantë, madje disa skuadra, si Gjermania, e kanë snobuar deri diku (pasi nuk ka grumbulluar yjet), përsëri Kupa e Konfederatave mbetet një spektakël luksi në një vit “të brishtë”, ku, gjatë verës së nxehtë, boshllëku i mungesës së një kampionati botëror apo evropian, mbushet pikërisht nga ky event, që i lë më pas rrugën kampionatit botëror. Ka qenë gjithmonë kështu.  Dhe, sipas traditës (jemi në edicionin e dhjetë), Kupa e Konfederatave zhvillohet në të njëjtin vend që në një distancë prej 12 muajsh do të zhvillohet edhe kampionati botëror. Do të jetë Rusia ajo që do të mbulojë rolin e të zotëve të shtëpisë, duke nisur që nga e shtuna e sotme, e 17 qershorit, në një manifestim që parashikon pjeëmarrjen e tetë skuadrave të tjera, të seleksionuara tashmë që në fillim.

SKUADRAT PJESËMARRËSE –   Sigurisht që, përtej Rusisë pritëse, në garë për të fituar këtë kompeticion, do të jenë  edhe dy skuadra të tjera evropiane, si Gjermania. Ekipi kampion i Botës në fuqi, i drejtuar nga Joahim Lëv, do të tentojë që të mbajë lart nderin dhe kurorën, teksa, në këtë garë, për një rikonfirmim do të jetë edhe Portugalia e Ronaldos, kampione e Evropës në fuqi. Ndërsa, duke dalë nga kontinenti i vjetër, rikthehet kontinenti i Oqeanisë, me Australinë, fituese e Kupës së Kombeve Aziatike dhe Zelandën  e Re (Fituese e Kupës së Kombeve Oqeanike), ashtu edhe Amerika e Jugut, me Meksikën (fituese e Golden Cup) dhe Kilin (fitues i Kupës së Amerikës në 2015-n) dhe në fund, por jo më pak i rëndësishëm, Kameruni (fitues i Kupës së Afrikës 2017).

NDESHJET DHE GRUPET- Për  “warm-up”-in zyrtar të Botërorit 2018 është gjithçka gati. 16 ndeshjet do të zhvillohen në katër qytete.  Shën Pjetërburg, Moskë, Soçi dhe Kazan. Në grupin A, sot, më 17 qershor, do të jetë Rusia që do të nderojë shtëpinë në ndeshjen ndaj Zelandës së Re, fituese e edicionit të fundit të Kupës së Kombeve Oqeanike. Më pas, do të jetë radha e Portugalisë së CR7-s dhe e Meksikës, i ardhur në Rusi pas plejofit me SHBA-të. Në grupin B do të përballen Gjermania, Kameruni, Kili dhe Australia. Dy do të jenë oraret në program. Ora 17:00 dhe Ora 20:00 (me përjashtim të finales dhe vendit të tretë, më 2  korrik, në orën 14:00). Për herë të parë në fazën e grupeve do të përballen dy kombëtare të së njëjtës konfederatë, Portugalia dhe Rusia.

 

Formula e evenimentit

Do të jenë tetë skuadra, dy grupe, 16 ndehsje. Formula e turneut është mëse e thjeshtë. Në gjysmëfinale do të kalojnë dy të parat e kualifikuara të çdo grupi. E para e grupit A do të luajë me të dytën e grupit B dhe e para e grupit B, me të dytën e grupit A. Më pas dy finalet për vendin e tretë dhe të katërt dhe ajo për vendin e parë dhe të dytë.

Tenologjia dhe VAR-i

Përveçse do të përfaqësojë provën kryesore për Botërorin, Kupa e Konfederatave 2017 do të jetë edhe rasti për të testuar në mënyrë përfundimtare VAR-in (Video Assistant Referee). Për vitin 2018, në fakt, “moviola në fushë” do të duhet të kolaudohet përfundimisht përpara Botërorit.

 

 

GRUPI A

1.RUSI

2.PORTUGALI

3.ZELANDË E Re

4.MEKSIKË

 

GRUPI B

1.GJERMANI

2.KILI

2.KAMERUN

3.AUSTRALI

 

KALENDARI

Grupi A

Sot

Rusi –  Zelandë e Re 17:00

18 qershor

Portugali – Meksikë 17:00

21 qershor

Rusi – Portugali 17:00

Meksikë –  Zelandë e Re 20:00

24 qershor

Meksikë – Rusi 17:00

Zelandë e Re – Portugali 17:00

 

Grupi B

18 qershor

Kamerun – Kili 20:00

19 qershor

Australi- Gjermani 17:00

22 qershor

Kamerun – Australi 17:00

Gjermani – Kili 20:00

25 qershor

Gjermani – Kamerun 17:00

Kili – Australi 17:00

 

Gjysmëfinalet

28 qershor

1/Grupi A – 2/Grupi B 20:00

29 qershor

1/Grupi B – 2/Grupi A 20:00

 

Finalja / Vendi i 3/4

2 korrik 20:00 / 14:00

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online