Dëmtimi i fundit i hoqi mundësinë Nejmarit të marrë pjesë në Kupën e Amerikës me Brazilin e tij. Sulmuesi i PSG-së ndodhet në telashe si pasojë e akuzave për përdhunim nga modelja Najila Trindade Mendes de Souza.
Nejmar bëri publike disa foto intime dhe biseda me vajzën, duke pretenduar se marrëdhënia seksuale ka ndodhur me dëshirën e saj. Lojtari është thirrur në stacionin policor të Rio De Zhaneiros, aty ku është paraqitur me karrige me rrota si pasojë e dëmtimit.
To cntg Neymar!! https://t.co/BLCkahSVth
— Marcelo Victor? (@Marcelo80404307) June 6, 2019
Ndaj tij rëndon akuza e krimit kibernetik, ndërsa video e postuar ka thyer rregullat e rrjeteve sociale dhe autoritet e fshinë. 27-vjeçari u mbrojt me faktin që ishte detyruar t’i postonte bisedat dhe fotot që i dërgonte Najila për të treguar se nuk është fajtor në këtë histori.
Nga ana tjetër ka reaguar edhe avokati i vajzës. Danilo Garcia de Andrade zbulon se Najila është kërcënuar nga njerëz me peshë, të cilët i kanë folur troç se nuk do të zgjasësh shumë. Presion ka patur edhe nga një avokat i njohur i Sao Paulos, i cili i ka kërkuar të tërheqë akuzat ose atë do ta presë burgu.
Modelja duhet të dëshmonte gjatë ditës së djeshme, por ajo nuk ka mundur. Dyert e shtëpisë së saj janë mbyllur me forcë dhe 26-vjeçarja ka rënë në panik nga frika e humbjes së jetës.