Zbulohen prapaskenat: Interi insiston për Lukakun, Junajtid reziston

Java e ardhshme është deçizive dhe do të përcaktojë saktësisht të ardhmen e Romelu Lukakut. Belgu dëshiron kalimin tek Interi, por Junajtid nuk heq dorë nga pretendimet e larta.

Zikaltrit kanë hedhur hapin e parë, duke ofruar 10 milionë euro për një huazim 2-vjeçar dhe 60 milionë të tjera në fund të huazimit. Shumta totale shkon 70 milionë euro, “djajtë e kuq” janë dakord me formën e përcaktuar, por kërkojnë më shumë para.

Vetë agjenti i lojtarit belg do të takohet me drejtuesit anglezë për t’i shprehur atyre dëshirën e Lukakut për t’u transferuar në ekipin e Antonio Kontes. Interi ka tentuar të fusë edhe Ikardin ose Naingolan në tratativë, por Mançester Junajtid kërkon vetëm para të thata.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online