Zbulohen detajet e rinovimit, Verrati një jetë si parizien

Marko Verrati është një nga lojtarët kryesore të PSG. Liderit të mesfushës së ekipit të Tomas Tuhel i përfundon kontrata me kampionët e Francës në verën e vitit 2021, por drejtuesit e klubit po mendojnë t’i ofrojnë një kontratë të re.

Sipas raportimeve të mediave franceze, PSG ka gati kontratën e re për lojtarin italian: rinovim deri në vitin 2024 dhe një rrogë prej 10 milionë eurosh në sezon (0për momentin përfiton rreth 7 milionë euro në sezon).

Verrati është pjesë e PSG që nga vera e vitit 2012, kur la Peskarën për t’u transferuar në kryeqytetin francez. Ai ndihmoi Peskarën të ngjitej në Serinë A, aty ku nuk ka luajtur kurrë, ndërsa kontrata e re do i sigurojë dhe pesë vite të tjera në kampionatin francez.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *