“Vetëm ne ju shpallim kampionë”, tifozët kurbinas ngacmojnë Gegën

Partizani kishte mundësinë të shkëputej edhe më shumë në krye të renditjes në rast të një fitoreje në Laç, por ishin vendasit ata që triumfuan 1-0, me golin e Ndriçim Shtubinës. Një ndeshje “jo” kjo për Partizanin, që pësoi humbjen e katërt këtë sezon.

Në tribunat e stadiumit të Laçit, tifozët e të dyja skuadrave ishin të shumtë, me vendasit që i vendosën në dispozicion “Demave të Kuq” tribunën pas porte. Në tribunën kryesore, atë pranë pankinave, tifozët e Laçit ishin të shumtë dhe patën edhe një bisedë shumë interesante me teknikun Gega.

“Vetëm ne do ju shpallim kampion”, i tha një prej tifozëve Gegës. Një tjetër më pas u jepte zemër: “1-1 del ndeshja, pa merak”. Trajneri i Partizanit nuk i ktheu përgjigje tifozëve, por vuri buzën në gaz.  Pavarësisht humbjes, të besuarit e Gegës vazhdojnë të kryesojnë të qetë, ku ndjekësit më të afërt janë shtatë pikë larg.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online