Zbulohen dëshirat e Kontes, dy emra në krye të listës

Merkato e Interit do të lirohet pas firmës me Antonio Konten. Trajneri leçez do të zëvendësojë Luçiano Spaletin në fund të sezonit, ndërsa mediat italiane zbulojnë dy dëshira të tij.

Në listën e Kontes gjendet emrat e Romeo Lukakut dhe Viktor Moses. Belgu u kërkua me insistim nga trajneri italian në verën e vitit 2017, kur drejtonte Çelsin. Megjithatë, Lukaku preferoi Mançester Junajtid në fund.

Ky sezon nuk ka qenë aspak pozitiv për të, madje ndeshjet e fundit Solskjaer filloi të preferonte Rashford në vend të tij. 26-vjeçari e ka pohuar më shumë se një herë që ëndërron të luajë në Serie A dhe Interi do të ishte opsioni perfekt për të.

Por jo vetëm Lukaku. Nigeriani Moises ka qenë pjesë fikse e formacionit të Kontes në fitimin e titullit në vitin 2017. Me ardhjen e Sarrit hapësirat u pakësuan dhe anësori ofensiv u huazua te Fenerbahçe.

Marrëveshja e turqve me “Blutë e Londrës” zgjat deri në vitin 2020 dhe Interi duhet të arrijë akordin me drejtuesit e Fenerbahçes në fillim dhe më pas 28-vjeçari mund të transferohet në San Siro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *