Sadio Mane është një nga futbollistët më të mirë të Liverpulit, por senegalezi 26-vjeçar mund të kishte marrë një drejtim tjetër në jetë, nëse do të dëgjonte këshillat e prindërve të tij.
“Kam lindur në një fshat, që nuk ka patur kurrë një futbollist, i cili ka marrë pjesë në ndonjë kampionat të madh. Mbaj mend që kur isha i vogël, prindërit e mi mendonin se duhet të studioja për t’u bërë një mësues. Ata mendonin që futbolli ishte një humbje kohe dhe nuk do të arrija kurrë në nivele të larta.
Ata ishin kundër dhe nuk besuan deri në ditën që firmosa kontratën time të parë si profesionist. Ishte diçka e pabesueshme për ta. Nuk e kam patur të thjeshtë, por dëshiroja të realizoja ëndrrën time për t’u bërë futbollist. Kam dhënë gjithçka.
Në një farë pike, nuk kisha zgjedhje të tjera dhe ata filluan të më ndihmonin. Në fund funksionoi dhe sot janë të gjithë krenarë”, përfundon anësori ofensiv i Liverpulit për “Bleacher Report”.