Kualiarela nuk përmbahet, Sampdoria “masakron” Frozinonen

Sampdoria “masakroi” Napolin në ndeshjen e fundit të kampionatit dhe nuk ishte rastësi. Kualiarela me shokë shpartalluan sot edhe Frozinonen, duke fituar 5-0.

Pas 10 minutash nga fillimi Kualiarela bëri detyrën, duke shënuar golin numër 50 me fanellën e Sampdorias, ndërsa vendasit reaguan disi, por pa forcë për të shënuar, edhe pse goditën traversën.

Pas një periudhe me vuajtje, Samp rimori frenat e lojës së në fillim të pjesës së dytë mbylli gjithçka, me golat e shënuar nga Kaprari e Defrel. I mrekullueshëm aksioni dhe goli i Kaprarit, shihni videon:

Në fund, lavdi edhe për Kovnackin, i cili fitoi dhe shënoi një penallti, ndërsa Samp regjistroi fitoren numër 700 në Serinë A.

Me 6 pikë, Samp fluturon në renditje dhe pret të luajë një ndeshje të prapambetur ndaj Fiorentinës. Ndërkaq, Frozinonen mbetet me vetëm një pikë dhe asnjë gol të shënuar. Në shekullin e 21-të vetëm Krotone nuk kishte shënuar në 4 ndeshjet hapëse.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online