Zapata braktis Atalantën, bomberi me ekip të ri!

Duvan Zapata zbarkoi për herë të parë në Serie A në vitin 2013. Sulmuesi qëndroi dy sezone te Napoli, aty ku luajti pak. Ai shënoi 5 gola sezonin e parë dhe 6 të dytin. Më pas Udineze, Sampdoria dhe Atalanta.

Çdo vit është përmirësuar dhe çdo sezon ka shënuar më shumë së në paraardhësin. Sot është një futbollist ndryshe, lufton, vrapon dhe shënon shumë gola.

Kolumbiani mbylli një sezon fantastik me Atalantën. 23 golat e shënuar në kampionat (28 në total) e ndihmuan ekipin bergamask të kualifikohet në Champions Ligë për herë të parë në histori.

Gjimshiti, Zapata, Pashaliç

Forma e mirë po vazhdon edhe me kombëtaren, që po garon për fitimin e Kupës së Amerikës. Zapata ka shënuar në dy ndeshjet e para kundër Argjentinës dhe Katarit.

Në jug janë penduar për faktin që e lanë të largohej këtë futbollist dhe duan të rregullojnë gabimin e bërë para 4 vitesh. Zyrtarë të klubit kanë nisur kontaktet me lojtarin. 28-vjeçari e ka pritur me entuziazëm interesimin sipas “Il Mattino”.

Zapata është dakord parimisht për t’u transferuar tek ekipi i Ançelotit, ndërsa Napolit i duhet të gjejë akordin financiar me lojtarin dhe sidomos me Atalantën, që është edhe pjesa më e komplikuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online