Zambrota: Gatuzo i duhuri për Milan, vjen i pari në Milanelo dhe largohet i fundit

Xhanluka Zambrota, i cili u aktivizua për katër sezone me Milanin, ka folur për “MilanTV”, ku ndalet tek ish-shoku i tij i skuadrës, sot trajner i kuqezinjve, Xhenaro Gatuzo. 41-vjeçari komenton mentalitetin e Gatuzos dhe ka vetëm fjalë të mira për trajnerin e Milanit.

“Unë di që Gatuzo mbërrin shumë shpejt në Milanelo dhe është i fundit që largohet. Qëndron me stafin e tij duke parë video, sheh se çfarë mund të përmirësojë në ekip dhe studion kundërshtarët. Ai bëhet copë. I ka të gjitha karakteristikat e duhura si trajner për të drejtuar mirë një skuadër si Milani.

Stërvitjet e tij janë shumë intensive. Lojtarët duhet të jenë gjithmonë të kujdesshëm dhe të përqendruar në ndeshje. Kjo është shumë e rëndësishme. Gatuzo ka ide që i zbaton në ndeshjet e kampionatit dhe kupës”, përfundon Zambrota, ish-lojtari i Juventusit, Barcelonës, Milanit dhe Kampion Bote me Italinë në vitin 2006.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online