Ymeraj: Te Kukësi nuk u ndjeva mirë, kundër tyre akoma më i motivuar

0

Eksperienca e parë e Maldin Ymerajt në kampionatin shqiptar ka qenë me Kukësin, ku u transferua gjatë janarit të vitit të kaluar. Gjatë gjashtë muajve ku ishte pjesë  verilindorëve, hapësirat për 23 –vjeçarin qenë të pakta.

Në një intevistë për “RTSH Sport”, futbollisti i Luftëtarit është shprehur se takimi i fundjavës ndaj ish-ekipit e gjen atë akoma më të motivuar.

“Çdo gjashtë muaj në futbollin shqiptar ndërrohen lojtarë, por filozofia që fillon që nga presidenti ngelet e njëjta. Nej jemi çuna me shumë motivim dhe na kanë ardhur djem të mirë me shumë kualitet”.

“Unë personalisht kam një motivim më shumë për ndeshjen me Kukësin. Nuk u ndjeva mirë tek ajo skuadër, më mungonte motivimi, pata disa probleme personale. Kam besim se do të marrim një rezultat pozitiv”, tha Ymeraj.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.