Sa shumë probleme me dëmtimet të Kukësi këtë sezon. Skuadra verilindore ka qenë ajo që ka vuajtur më shumë nga mungesat e shumta dhe duket se do të vazhdojnë deri në fund të sezonit. Kukësi synon të ruajë medoemos vendin e dytë në kampionat dhe të fitojë Kupën e Shqipërisë, ku në finale do të ketë përballë Tiranën.
Gjoka duhet të bëjë pa shërbimet e kapitenit Ylli Shameti. Mbrojtësi u rikthye para disa javësh në fushat e lojës, por problemet në gju kanë bërë që ai ta mbyllë këtë sezon para kohe. Shameti nuk është problemi i vetëm për Gjokën.
Edhe mesfushori i ardhur me bujë në janar, Eduart Rroca, është stërvitur i diferencuar sot. Shkurtaj vazhdon të mos paraqitet në stërvitje dhe situata te verilindorët nuk duket aspak e mirë. Sulmuesi vlonjat me shumë mundësi nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen me Skënderbeun të shtunën.