Ylli i Milanit lider, i besohet numri legjendar te Brazili

Brazili do të zhvillojë dy teste miqësore në ditët në vijim, teksa fillimisht do të përballet me kombëtaren e Panamasë, ndërsa më pas do të luajë me Republikën Çeke.

Për këto dy ndeshje, trajneri Tite ka grumbulluar disa lojtarë të rinj, siç janë David Neres, Aleks Tejesh, apo edhe Lukas Paketa. Ditën e sotme, janë bërë zyrtar edhe numrat që lojtarët do të mbajën në fanellë dhe ajo që bie në sy është fanella e yllit më të ri të Milanit.

Pikërisht Lukas Paketa do të mbajë mbi shpinë numrin 10. Nejmar mungon për arsye dëmtimi, kështu fanellën e “O Ney” e ka marrë fantazisti 21-vjeçar. Padyshim, një fakt që tregon shumë, për sa i përket pritshmërive që kanë te Brazili për Paketën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online