Xhuzepe Rosi sheh “dritë në fund të tunelit”, ka interes për të

Pak kohë më parë bëri shumë bujë në mediat italiane lajmi se Xhuzepe Rosi u pezullua nga futbolli i luajtur, pasi rezultoi pozitiv në testin anti-doping pas ndeshjes Xhenoa-Benevento. Gjithsesi, ish-sulmuesi i kombëtares italiane arriti të dilte i pafajshëm në vendimin e datës 1 tetor dhe tashmë ka filluar kërkimet për ekipin e ri.

Sipas mediave italiane, konkretisht të përditshmes “Tuttosport”, Kaljari ka pasur një interes të fortë në drejtim të Xhuzepe Rosit. Kaljari është ekipi i dytë që shënon më pak në këtë sezon të Serisë A dhe shihet mjaft në vështirësi për sa i përket gjetjes së golit.

Xhuzepe Rosi është aktivizuar për herë të fundit me Xhenoan në muajin maj, në ndeshjen ndaj Torinos, ku luajti për 33 minuta. 31-vjeçari ka luajtur më parë për ekipe si Vijareal, Fiorentina apo Selta Vigo. Gjithashtu sulmuesi numëron diçka më shumë se 30 prezenca me kombëtaren e Italisë, ku ka shwnuar edhe 7 gola.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *