Xhon Terri pranë kalimit në Portugali, e shtuna zbardh gjithçka!

Xhon Terri nuk ia doli të rikthente Aston Vilën në Premier Ligë, mbas humbjes së ndeshjes “play-off” me Fulhemin, ndërsa tashmë është gati për t’u transferuar në kampionatin portugez të futbollit. Ish-kapiteni i Çelsit është pranë akordit me Sportingun e Lisbonës, por gjithçka do të përcaktohet qartë mbas ditës së shtunë.

Në fundjavë zhvillohen zgjedhjet për presidentin e ri të Sportingut dhe nëse fiton kandidati Pedro Madeira Rodrigez, Terri mund të bëhet pjesë e projektit të tij. Mbrojtësi kërkohet dhe nga Aston Vila, që vendosi të mos rinovonte më të në fundin e sezonit, por klubi ka ndërruar drejtues dhe trajneri, Stiv Brus, kërkon shërbimet e mbrojtësit për të përforcuar ekipin, që ka grumbulluar vetëm 9 pikë mbas 6 ndeshjeve të para.

Megjithatë, Xhon Terri është i prirur të transferohet në Portugali, vend në të cilin kalon pushimet familjare dhe është i lidhur shumë. Atë e intrigon projekti i Rodrigezit, i cili është kandidati kryesor për të qenë kreu i ri i Sportingut të Lisbonës. Ai dëshiron të luajë në Europë dhe mund të bëjë diçka të tillë me Sportingun, që është pjesë e fazës së grupeve të Europa League, ku ka rënë në grup me Arsenalin, Karabakun dhe Vorskla Portavën.

“Nëse do të isha president përpara javës së kaluar, Markizio dhe Jaja Ture do të ishin lojtarët tonë. Nëse do të doja, do të prezantoja tre lojtarë që sot, por nuk mund të tejkaloj limitet. Po negocioj me një mbrojtës të majtë, një sulmues, një kampion të madh dhe të tre janë pa kontrata. Terri? Ai është një kampion, i cili nuk do të vijë për të fituar ndeshjet zyrtare, por dhe ato të stërvitjes. Nuk mund ta paguaj me shifrat që përfliten, por jemi shumë afër zyrtarizimit të tij si lojtari i Sportingut”, zbulon kandidati Rodrigez, i cili ëndërron Ranierin në postin e trajnerit, por i jep besim dhe trajnerit aktual, Zhoze Peseiro, i cili e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme kampionatin, duke marrë tre fitore dhe një barazim në katër ndeshjet e para.

“Peseiro është zgjidhja ideale për momentin, por Ranieri është personi i duhur për këtë klub. Kemi folur bashkë dhe më premtoi që do të fitojë titullin nëse bashkohet me ne”, përfundon Rodrigez. Mbetet për të pritur ditën e shtunë dhe nëse Rodrigez fiton zgjedhjet, atëherë, Xhon Terri do të jetë lojtari më i ri i ekipit nga Lisbona.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online