Siguria në Shqipëri-Izrael, agjentë sekretë dhe polici private në stadium

Pas ligjit, që nuk lejon më prezencën e forcave të policisë në ambientet e brendshme të stadiumit, ndeshja e së premtes, ndërmjet Shqipërisë dhe Izraelit do të jetë e para në arenën ndërkombëtare, ku siguria dhe mbarëvajtja e takimit do të garantohen nga forcat e policisë private.

Në ambientet e stadiumit janë parashikuar rreth 300 stjuardë, por gjithçka do të varet nga numri i tifozëve që do të jenë të pranishëm në tribunat e “Elbasan Arena-s”, ku shitja e biletave mund të thuhet se po vijon me ritme të ngadalta. Megjithatë, edhe pse pa polici në brendësi të impiantit, siguria do të jetë në nivele maksimale, ashtu si ka ndodhur edhe në ndeshjen e kaluar ndaj Izraelit, më 12 nëntor 2016.

Biletat për tifozët janë shitur me mjete identifikimi, për të parandaluar çdo lloj trazire. Një kërkesë kjo specifike e shërbimeve sekrete izraelite, ku qëllimi është që të identifikohen mbi të gjithë tifozët, të cilët do të ndodhen në tribunën pas stolit të ekipit udhëtues. Gjithashtu, prej një jave, agjentët e sigurisë së Izraelit vizitojnë përditë ambientet e stadiumit dhe kontrollojnë hyrjet e impiantit.

Në punën e tyre ata shoqërohen nga agjentët sekretë, përfaqësues të policisë private, por edhe përfaqësuesit e policisë së shtetit. Sipas ndarjes së detyrave, forcat e rendit do të jenë të pranishëm në zonën rrethuese të stadiumit, ku flitet për rreth 1,500 forca, të cilat do të ushtrojnë kontrollet fizike të tifozëve përpara hyrjes në “Elbasan Arena” dhe do të jenë në gadishmëri për të ndërhyrë në çdo moment.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online