Miqësore për Skënderbeun, lajm i mirë për Shehin

0

Korçarët nuk njohin pushim. Ndërprerja e kampionatit ka të mirat dhe të këqijat e veta. Ruajtja e ritmit është me shumë rëndësi dhe trajneri Orges Shehi i ka kërkuar drejtuesve të klubit t’i sigurojnë një ndeshje miqësore.

U tha, u bë. Të premten Skënderbeu përballet me skuadrën e Pobedës në Korçë. Ndeshja zhvillohet prej orës 17:30 dhe trajneri Shehi pritet të luajë me formacionin e plotë këtë herë, pasi duhet që të ruajnë ritmin dhe të jenë në maksimum në ndeshjen me Flamurtarin.

Skënderbeu kryeson kampionatin së bashku me vlonjatët, teksa pas tre javësh kampionat kanë grumbulluar shtatë pikë. Kundër Partizanit dhe Kastriotit korçarët morën pikët e plota, kurse me Laçin së fundmi barazuan me rezultatin 1-1

Gepostet von KF Skënderbeu am Mittwoch, 5. September 2018

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.