“Xholi” i Skënderbeut te Kukësi, Valdet Rama “out”

Kukësi ka prezantuar ditën e sotme portierin Ilir Avdyli, ndërkohë që po tentohen edhe afrime të tjera. Së fundmi ka lëvizje dhe pritet që me verilindorët të bashkohet edhe Bruno Lulaj. Marrëveshja me lojtarin polivalent është arritur dhe te Kukësi ai kalon si lojtar i lirë.

Mbrojtësi, i cili luan në qendër dhe në të djathtë të prapavijës, sikurse edhe në mesfushë, lë Skënderbeun ku hapësirat i ka pasur të pakta dhe do të jetë një alternativë për trajnerin Ernest Gjoka. Gjithsesi merkato te Kukësi nuk është se po shkon si duhet, pasi janë disa lojtarët e larguar.

Rexhinaldo dhe Uilliam Kordeiro janë dy nga më të spikaturit që zyrtarisht kanë ikur, ndërkohë që SportEkspres.com mëson se edhe Valdet Rama nuk do të rikthehet te Kukësi. Një gropë e madhe që lihet nga anësori i sulmit, i cili sapo kishte kapur formën maksimale dhe në kampin verilindor i kishin shpresat tek ai.

Sulmuesi 31-vjeçar luajti vetëm 10 ndeshje në Superiore, katër prej të cilave nga minuta e parë. Ai shënoi dy gola në kampionat, ndërkohë që cilësitë e tij janë të padiskutueshme. Rama shënoi edhe në gjysmëfinalen e Kupës me Skënderbeun dhe në fund festoi fitimin e trofeut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online