Dashamir Xhika ka qenë i pranishëm në daljen për shtyp që i paraprin takimit të Partizanit ndaj Flamurtarit në Vlorë. Gardiani kryeqytetas do ta nisë nesër nga minuta e parë në mungesë të të dëmtuarit Alban Hoxha. Para gazetarëve Xhika u shpreh se klubi i Partizanit është shtëpia e tij dhe shpreson që ta mbyllë karrierën aty.
NDRYSHIMI NGA SEZONET E MËPARSHME “Është e vërtetë që është pak ndryshe nga vitet e tjera. Trajneri ka futur një frymë të re në ekip. Në ndryshim nga të tjerët para tij ai nuk ka vënë në presion. Unë jam rritur te Partizani dhe shpresoj ta mbyll karrierën time këtu”.
VLERËSIMI NGA TIFOZËT – “Besoj se ka të bëjë shumë dhe eksperienca. Nuk jam më një djalosh i ri si dikur. Stërvitem mirë së bashku me Albanin (Hoxha). Shpresoj që dhe nesër të jap maksimumin”.
GJITHMONË ZGJEDHJE E DYTË – “Për mua nuk është problem, qoftë portieri i dytë apo i tretë”.
LARGIMI NGA PARTIZANI? – “Nuk kam menduar të largohem. Partizani është shtëpia ime. E kam thënë disa herë që për mua nuk është problem të qenit portier i dytë. Kemi një portieri cilësor si Albani, i cili është dhe pjesë e kombëtares”.
KA FILLUAR TË NDIHET DERBI ? – “Akoma jo, jemi të fokusuar te ndeshja e Flamurtarit. Nesër jam në fushë, ndërsa derbi është javës tjetër”.