Gega: Ngo nuk është në planet tona, na gëzojnë golat e Hebajt

Skënder Gega ka folur sot në konferencën për shtyp në prag të takimit me Flmaurtarin. Trajneri i “demave” ka komentuar pritshmëritë që ka për takimin me vlonjatët, por nuk ka lënë jashtë vëmendjes edhe disa tema delikate, si mundësinë e transferimit të Ngos apo dhe merkaton në tërësi.

NDESHJA ME FLAMURTARIN
“Është e drejtë që deri tani gjërat kanë shkuar mirë. Kur ka kaluar 30% e kampionatit, kemi marrë 31 pikë. Besoj se e gjithë sfida jonë është të vijojmë me këtë ritëm dhe të shkojmë sa më lart sa më të sigurt. Na pret një ndeshje shumë e fortë, ndaj një kundërshtari që ka histori të mirë dhe një nga klubet më të mira të futbollit shqiptar. Jemi përgatitur për një sfidë shumë të vështirë, por gjithçka do ia lëmë fushës”.

AKTIVIZIMI I XHIKËS
“Të gjithë sulmuesit bëjnë të njëjtën stërvitje dhe unë përpiqem që t’i mbajmë lojtarët të ingranuar dhe nuk nxjerrim informacion. Edhe Xhika është me ne në çdo rast, i përgatitur njësoj si Hoxha, i cili nuk do të jetë gati për këtë takim. Është shansi i Xhikës dhe besoj shumë te ai, pasi është lojtar me eksperiencë. Do mundohemi që t’ia bëjmë më të lehtë”.

RIKUPERIMI I XHOXHËS
“Java tjetër është diçka tjetër, për këtë javë nuk do e kemi të gatshëm Hoxhën dhe jemi përgatitur për ta nisur ndeshjen me Xhikën nga minuta e parë. Besoj se do të jetë gati për takimin e radhës”.

NDËRPRERJA E KAMPIOANTIT
“Nuk kemi arsye për të ulur përqendrimin apo për të pasur frikë për ndërprerjen. Na ka shërbyer kjo pauzë e kampionatit. Kemi pasur dy lojtarë të angazhuar me skuadrën e 21-vjeçarëve dhe them se u ka shërbyer për mirë. Jemi gati, të qetë dhe të kompletuar”.

GOLAT E HEBAJT
“Të gjithë jemi shumë të kënaqur që ai ka shënuar, duke nisur që nga unë i pari. Prej 13 javësh jam pyetur në çdo konferencë për nevojën e një sulmuesi ‘rrace’ dhe për nevojën e një finalizuesi. Jam përgjigjur se kam besim se Hebaj, te Mensah, te Bardhi, te Mala, këto janë ‘pykat’ tona. Lojtarët vijnë me besim, ashtu siç ne besojmë te lojtarët, te formati që kemi krijuar. Hebaj ka dhënë shenja, por nuk do të thotë se këtu nuk ka pasur besim dhe hapësirë. Kemi dhe 25 ndeshje, është në planet tona edhe çdo gjë po shkon mirë si për të asht udhe për klubin”.

PRESIONI SE LUANI PARA RIVALËVE
“E kam dëgjuar edhe në të kaluarën këtë punën e shortit. Ka pasur dilema dhe kërkesa. Një kundërshtar që luan me mua në të njëjtën ditë është në të njëjtin presion. Asnjëherë nuk shoh se çfarë ndodh në ndeshje para ose pas nesh, jemi të fokusuar te ndeshja jonë. Luajmë me Flamurtari, një kundërshtar direkt sa i përket nivelit dhe historisë, pavarësisht pikëve që ka. Uroj ta nisim me sukses”.

A ËSHTË KJO NDESHJE BAROMETËR?
“Çdo ndeshje do të jetë barometër për ne. Nuk duhet të largohemi nga vendet e para. Sot jemi në vendin e parë dhe në Vlorë do të ikim për ta mbajtur këtë pozitë dhe kemi rrugë të gjatë para. Në futboll ndodh gjithçka. Deri në momentin e fundit ne jemi nën presion, nën kërkesat që duam të arrijmë. Duhet të jemi në 100% për këtë ndeshje”.

MERKATO
“Pas golave të Hebajt është zbutur pak kërkesa e mesjave. Duhet të ndërhymë në merkato. E dimë se ku na dhemb. Ne jemi munduar që të marrim 100% nga çdo lojtar dhe të formojmë një skuadër që luan në grup. Kur të vijë momenti, nëse biem dakord me klubin për një projekt te ri por fazën e dytë, do të ndërhyjmë, megjithatë është diçka pozitive”.

NGO TE PARTIZANI
“Nuk kam pasur asnjëherë interes. Më kanë pyetur dhe për Shkurtajn dhe thash që e njoh se e kam drejtuar dhe kam opinion pozitiv. Ai është lojtar shumë i gjatë dhe e pash për herë të parë kundër nesh. As klubi as unë nuk jemi ulur për këtë lojtar. Edhe për respekt të klubit ku është duhet lënë aty ku është. Nëse ne e shohim dhe bimë dakord dhe na nevojitet do të ndërhyjmë”.

KARTONËT
“Lojtarët duhet të japin 100%. Ata janë lojtarë të pjekur duhet të dinë në menaxhojnë veten. Nëse aksidentalisht ndodh diçka sigurisht që nuk është pozitive, pasi janë lojtarë që kanë peshë në ekip. E rëndësishme është që të mos frenohen edhe pse kanë të verdha, nëse marrin karton do të mundohemi t’i mbulojmë hapësirat që na lënë”.

ALTERNATIVAT
“Patjetër që kam. Sigurisht, jo të gjithë janë në të njëjtin nivel, sepse do ishte absurde dhe naive të them që 25 veta kanë të njëjtin nivel. Momentalisht 90 % e grupit është aktivizuar qoftë si titulluar qoftë si rezerva. Rëndësi ka që grupi të funksionojë.

JU KËNAQ BARAZIMI ?
“Humbja nuk kënaq njeri. Çdo gjë tjetër të kënaq në futboll. Në Vlorë shkojmë për të fituar, ky është pikësynimi jonë. S’kemi rrugë tjetër. Jemi në një moment që duhet të marrim maksimumin. Nëse luajmë mirë dhe kemi dhe pak fat shpresoj që të fitojmë. Nëse nuk ndodh kështu kemi dhe 70% të kampionatit pa u konsumuar dhe do mundohemi të rikuperojmë në ndeshjet e tjera”.

PROBLEMET FINANCIARE FLAMURTARI
“Nuk mund të flas për problemet ekonomike kë kundërshtarit, ashtu siç nuk e shoh të arsyeshme që dikur të flasë për shtëpinë ku unë ndodh. Por,  me gjithë problemet që mund të kenë, që unë nuk i di, e vlerësoj një sfidë të shumë të vështirë dhe do bëjmë të pamundurën për t’u kthyer nga Vlona me sukses”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online