Xheko nuk duron më, i vendos ultimatum Interit

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Edin Xheko dëshiron transferimin tek Interi, por sulmuesi i Romës nuk dëshiron t’i presë zikaltrit deri në pafundësi. Verdhekuqtë kërkojnë 20 milionë euro për kartonin e 33-vjeçarit, të cilit i përfundon kontrata verën e ardhshme.

Interi nuk ofron më shumë se 15 milionë euro dhe diçka e tillë e ka tërbuar boshnjakun. Gazzetta dello Sport raporton se Xheko i ka vendosur ultimatum Interit që të nxitojë, të arrijë akordin me Romën deri në fund të javës së ardhshme.

11 gushti është afati i fundit, përndryshe Konte ta harrojë bomberin. Nëse klubet nuk bien dakord, Xheko mund të vendosë të qëndrojë edhe një sezon në kryeqytet dhe të largohet si lojtar i lirë në fund të sezonit të ardhshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *