Edin Xheko është drejt transferimit tek Interi dhe Roma nuk ka humbur kohë për të gjetur zëvendësuesin e tij. Verdhekuqtë kërkojnë 20 milionë euro për të lënë të lirë “gjigantin” boshnjak, i cili po pret me padurim kalimin tek ekipi i Antonio Kontes.
Të njëjtën shumë pritet që të derdhë Roma në arkat e PSV. I preferuari i tyre është pjesë e klubit holandez. Ai është Sam Lamers, 22 vjeç dhe luan në rolin e pykës.
Sezonin e fundit ishte i huazuar te Herenveni, ekip me të cilin shënoi 19 gola dhe dhuroi pesë asiste. Trajneri Fonseka e pëlqen shumë dhe drejtuesit e klubit janë gati të arrijnë akordin përfundimtar me homologët holandezë.