Xhampaolo: Ky Milan ka cilësi, më pëlqyen Hernandez dhe Gabia

0

Milani u mposht nga Bajerni i Mynihut në miqësoren e zhvilluar në orët e para të ditës së sotme. Një gol i Goreckës në minutat shtesë të pjesës së parë vendosi sfidën e zhvilluar për ICC (International Champions Cup).

Një lojë e mirë e kuqezinjve përballë një kundërshtari, i cili ndodhet më përpara me përgatitjet. Marko Xhampaolo analizon sfidën me bavarezët. Trajneri mori sinjale pozitive nga ekipi dhe ndihet i kënaqur për diçka të tillë, mbi të gjitha me Teo Hernandez dhe Mateo Gabia, mbrojtësin 19-vjeçar.

Luajtëm mirë dhe reagimet ishin pozitive. Ata janë para nesh me përgatitjet dhe kanë luajtur disa ndeshje. Provuam të luajmë me atë mënyrë loje që kemi provuar këto 10 ditë në Milanelo.

Mateo Gabia

Disa gjëra duhen rregulluar dhe nuk na mungojnë idetë për të përmirësuar gjërat që nuk shkojnë mirë. Skuadra ka cilësi të mëdha, lojtarët e kuptojnë menjëherë se çfarë mungon dhe punojnë për përmirësimin e situatës. Kemi nevojë për kohë për të asimiluar një stil të caktuar të luajturi.

Hernandez më pëlqeu shumë, ka shumë kualitet dhe forcë. Gjynah që u dëmtua. Gabia luajti me shumë kujdes. Roli i qendërmbrojtësit është i komplikuar dhe unë kam kërkesa specifike për atë pozicion. Me lojtarë kaq të gatshëm dhe inteligjentë bëhet më e thjeshtë. Gabia duhet të impenjohet shumë me synim krijimin e hapësirave të aktivizimit.”

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.