Daniele Bonera është rikthyer te Milani. Mbrojtësi vendosi ta mbyllë me futbollin e luajtur, pavarësisht se spanjollët e Vijarealit i ofruan rinovimin. Bonera tregoi se një telefonatë e Xhampaolos vendosi përfundimisht të ardhmen e tij:
“Kur Xhampaolo më telefonoi, nuk u mendova dy herë. U tërhoqa nga futbolli dhe e dija që do të vazhdoja si pjesë e stafit. Mu dha një mundësi shumë e mirë dhe mora. Tani, jam shumë i lumtur që jam te Milani. Kisha dhe mundësinë të luaja ende për Vijarealin, ma ofruan këtë gjë, por mendova se ishte koha e duhur për ta mbyllur.
Roli im në staf? Xhampaolo më ka kërkuar të jem aktiv në seancat stërvitore, të jem pjesë e seancave së bashku me lojtarët. Mendova se i vara këpucët në gozhdë, por m’u desh ta shkulja gozhdën sërish (qesh), përfundoi Bonera.