Xhaka, shkaku i ‘katastrofës’ te “Topçinjtë” e Londrës

Mesfushori me origjinë shqiptare, Granit Xhaka u transferua me bujë të madhe në Premier Ligë, te skuadra e Arsenalit tri vite më parë. 25-vjeçari ishte një nga lojtarët më të kërkuar kur mbronte ngjyrat e Borusia M’Gladbah dhe “Topçinjtë” e Londrës siguruan firmën e tij për plot 35 milionë paundë.

Edhe pse ka tre sezone që luan si titullar i padiskutueshëm në formacion, Xhaka nuk ka bindur për asnjë moment dhe shumë e konsiderojnë si shkaku i rezultateve shumë negative që klubi londinez ka marrë sezonet e fundit.

E për më tepër, Xhaka është konsideruar si shkaktari i situatës jo të mirë të Arsenalit, me shumë tifozë londinezë që i cilësojnë paraqitjet e tij si katastrofale. Gjithsesi, trajneri Unai Emeri i beson mesfushorit me nga Kosova, madje edhe duke i rinovuar kontratën, e cila do e mbajë në Londër deri në vitin 2023.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *