Granit Xhaka me shumë gjasa do të jetë lideri kryesor i Arsenalit këtë sezon, me mesfushorin me origjinë shqiptare që i është besuar shiriti i kapitenit. Koshielni mund të quhet i larguar, pas zënkave me klubin dhe shiriti do t’i kalojë me kohë të plotë Xhakës. Pas takimit me Lionin, mesfushori i kombëtares së Zvicrës foli për sezonin e ri, shiritin e kapitenit, afrimet me bujë në merkato dhe ardhjen e Dani Sebajos:
“Sebajos është një lojtar i shkëlqyer, nuk e shoh si rival. Ai do t’i japë shumë skuadrës. Ardhja e Pepe? Nuk jam personi i duhur për të folur. Kemi shumë punë për të bërë, duhet të përmirësohemi edhe më shumë nga sezoni i shkuar. Kemi kualitet në skuadër, çdo lojtar është ‘kapiten’, jo vetëm unë. Fjala e çdo lojtari tek Arsenali dëgjohet, të gjithë kemi objektiva të përbashkët. Largimi i Koshielni? Nuk mund të flas”, tha mes të tjerash mesfushori i “Topçinjve”.