Granit Xhaka është rikthyer të flasë për ecurinë dhe ngjarjet që shoqëruan Botërorin e përfaqësueses zvicerani. Në një intervistë për “Aargauer Zeitung”, mesfushori ka dhënë disa deklarata mjaft të forta në lidhje me debatin e madh që u hap në Zvicër pas festimit me shqiponjë të 26-vjeçarit në ndeshjen ndaj Serbisë. Xhaka më pas flet dhe mbi momentin e mirë që po kalon te Arsenali nën drejtimin e trajnerit spanjoll Unai Emeri.
KUPA E BOTËS – “Nga një anë jamë krenar për arritjen, por nga ana tjetër nuk e arritëm objektivin tojnë. Suedie ishte një kundërshtar që duhet ta kishim mundur. Bëmë një ndeshje shumë të dobët ndaj tyre, edhe unë për fat të keq nuk bëra një paraqitje të mirë.
DEBATET MBAS FESTIMIT ME SHQIPONJË – “Çfarë u diskutua mbas ndeshjes ndaj Serbisë më zhgënjeu shumë. Ai ishte një takim i mbushur me emocional, por mbas arbitri i ra bilbilit në fund të ndeshjes, Botërori i Zvicrës mori fund. Nuk u fol më kurrë për futboll pastaj. Për jave e muaj të tërë gjithçka u ekzagjerua. Jam i sigurt se shumë nga ato që u thanë dhe u shkruan ndikuan te disa lojtarë të përfaqësueses.
KARRIERA DHE TRAJNERI UNAI EMERI – “Tani po kaloj momentin tim më të mirë te Arsenali. Trajneri ka pasur një efekt shumë të madh në lojën e skuadrës. Kemi një plan konkret, e dimë se çfarë duhet të bëjmë kur kemi topin dhe kur nuk e kemi atë. Unai Emeri ngjason shumë me Lysien Favre (ish-trajneri i Xhakës te Gladbah, tani drejton Borusian e Dortmundit.), metoda e tyre e punës është shumë e ngjashme.
MBROJTËSI I MAJTË – “Ndoshta trajneri ka dashur që t’i bëj konkurrencë Rikardo Rodrigezit në kombëtaren zviceran (qesh). Gjithçka është çështje besimi. Ai më pyeti: ‘Granit a mund ta bësh këtë rol?’unë i thasë ‘Po, pse jo’. Nuk kisha luajtur kurrë si mbrojtës i majtë më parë.