“Wilder vs Fury”: Tyson, Holyfield dhe Lewis japin parashikimet e tyre

“Staples Arena” do të presë më datë një dhjetor një prej dueleve më historikë në historinë e boksit. Deontay Wilder dhe Tyson Fury do të vihen përballë njëri-tjetrit. Të dy boksierët vijnë në këtë duel me një rekord të pamposhtur.

Amerikani Wilder ka regjistruar 40 fitore, 39 prej tyre me nokaut, ndërsa 27 fitore, 19 prej tyre me nokaut. Përballja midis dy kampionëve të peshave të renda nuk ka se si të mos ngjallë interesin e legjendave të këtij sporti. Mike Tyson, Evander Holyfield dhe Lennox Lewis ka dhënë parashikimet e tyre për duelin që do të zhvillohet pas tri ditësh.

MIKE TYSON – “Megjithëse Wilder ka një grusht shumë të fort, asgjë nuk mund të krahasohet me forcën mendore që Fury ka treguar brenda dhe jashtë ringut. Do të jetë një duel me pak diferenca, por mendoj se Fury mund t’ia dalë”.

EVANDER HOLYFIELD – “Është një duel i përmasave gjigante. Fury është një boksier shumë i zoti, paksa i çuditshëm, por ka krahë të gjatë dhe reflekse të mira. Fury ka gjithashtu avantazhin e gjatësisë dhe peshës. Mendoj se me fuqinë që ka Wilder, dueli mund të përfundojë shumë shpejt, por në Fury ia del të zgjasë duelin, do të hyje në punë eksperienca”.

LENNOX LEWIS – “Nëse dueli do të shkojë drejt raundeve të fundit, atëherë do të fitojë Fury. Nëse do mbyllet në raundet e para do të fitojë Wilder. Mezi po e pres këtë duel”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online