Vuajtjet e Endi Kol pas transplantit: Rashë në depresion, mendova se mori fund!

Endi Kol dhe Duajt Jork ishin dyshja simbol e repartit ofensiv të Mançester Junajtid të viteve 2000. Anglezi dhe lojtari nga Trinidad Tabako ishin një dyshe e ngjashme me njëri-tjetrin dhe e frikshme për mbrojtjet kundërshtare. Nën drejtimin e Sër Aleks Ferguson, ata arritën të fitonin tripletën në vitin 1999, duke fituar finalen e Champions-it përballë Bajernit të Mynihut me dy gola të shënuar në minutat e fundit të ndeshjes.

Endi Kol punon si ambasador i Junajtid në botë, por gjatë një vizite në Vietnam, jeta e 47-vjeçarit ndryshoi. Kol u infektua nga një virus dhe u detyrua të përballonte një moment tepër të vështirë. Siç citon “The Guardian”, funksionimi i veshkave të tij u tkurr në 7% dhe në prillin e vitit 2017, ai u detyrua t’i nënshtrohej një transplanti. Dhuruesi i veshkës ishte nipi i tij, operacioni shkoi me sukses, por tmerri nuk kishte përfunduar ende.

Nëse zgjohem në mëngjes dhe veshka ime e re vendos: ‘Ok, tani kam një krizë’, unë duhet t’ia filloj nga e para. Veshka ime e re u perceptua si një masë trupore e huaj dhe sistemi im imunitar e sulmonte atë. Kështu që më duhej të merrja ilaçe për të siguruar sistemin tim imunitar të mos mposhte veshkën. Ende nuk e di se sa do të zgjasë kjo gjë. Veshka ime mund të jetë mirë për 5, ose 10 vite, por mund të ‘dorëzohet’ dhe nesër.”

Një gjë e tillë është bërë e padurueshme për Kol, i cili vazhdon të luftojë për shëndetin dhe jetën e tij. Disa herë mërzitet dhe kalon në prag të depresionit, siç pohon dhe vetë. “Pas transplantit isha në depresion, sepse e kisha të vështirë të kuptoja atë që po ndodhte. Mbaj mend që zbraza një qese plot ilaçe dhe, duke qarë, mendoja: ‘nëse dua të mbijetoj dhe një tjetër ditë, ja çfarë duhet të bëj për gjithë jetën time. Nuk e di nëse mund ta përballoj një gjë të tillë’. Pas kësaj historie nuk jam i njëjti njeri. Kam ulje ngritjet e mia dhe ilaçet bëjnë të veten. Nuk ia uroj askujt, sepse është një eksperiencë që rrezikon të të shkatërrojë jetën familjare.”

Megjithatë, Kol sheh përpara dhe tenton të tregohet optimist. “Festova 48-vjetorin e lindjes duke kuptuar më mirë se cilat janë vështirësitë me të cilat ballafaqohem. Jam me fat që zgjohem çdo mëngjes.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online