VIDEO | Festimi më i çuditshëm në botë: “I dashur gjyqtar!”

Sigurisht që gjyqtarët janë pjesë e rëndësishme e një ndeshje futbolli, pasi janë ata që vendosin rregullin në fushë dhe kanë autoritet mbi pjesën tjetër të personave që zbresin në fushë. Për pozicionin që ata kanë shpesh janë në qendër të vëmendjes për vendimet e tyre.

Kemi parë që lojtarët ta teprojnë në ndonjë rast me fjalorin, por ka dhe nga ata që nuk i mbajnë nervat dhe i vërsulen arbitrit me një vrull që rrezik ta dëmtojnë. Ama, ka dhe nga ato raste ku me gjyqtarin ndahet gëzimi i një fitoreje, apo më saktë i një goli.

Nuk po flasim për një ndeshje të trukuar, apo ku gjyqtari ka pasur ndikim, por për një rast që ka ndodhur në Malajzi. Në minutën e fundit të kohës shtesë, vjen goli i barazimit, për 3-3. Festë e çmendur te skuadra udhëtues, madje deri diku e tepruar, por asgjë e krahasuar pasi njëri prej futbollistëve të ndëshkohej me të verdhë.

Pikërisht lojtari që mori dhe kartonin shkoi dhe e përqafoi arbitrin, duke treguar se rëndësi ka që skuadra e tij shënoi dhe se kartoni për të nuk është asgjë. Jo vetëm kaq, por dhe lojtari pas tij ju afrua gjyqtarit dhe e përgëzoi, duke i dedikuar dhe puthje me duar. Situatë e vështirë për gjyqtarin, pasi zor se parashikohet diçka e tillë në rregulloren.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online