Vritet adoleshenti latin, tifozët me arkivolin e tij në tribunë!

Futbolli dhuron skena nga më të çuditshmet. Futbolli latin njihet për tifozllëkun dhe pasionin e madh që ekziston në shkallë, por jo vetëm. Një fans i Rasingut i çuditi të gjithë gjatë festimeve të titullit kampion.

Ai doli rrugëve bashkë me kafkën e gjyshit të tij, i cili ka qenë një tifoz i thekur i Rasingut. Kësaj radhe e pabesueshmja ka ndodhur në Kolumbi.

Kristofer Zhakom ishte vetëm 17 vjeç. Ultrasi i Kukutës ka humbur jetën duke luajtur futboll një ditë më parë, por kjo nuk i ka penguar një pjesë të tifozërisë së ekipit latin. Ata kanë vendosur ta marrin me vete në stadium arkivolin e djaloshit fatkeq në ndeshjen kundër Envigados.

Një gjest i paprecedentë dhe i padëgjuar më parë, pavarësisht se në mendjen e tifozëve të Kukutës ka qenë respekti dhe nderimi për Kristoferin, veprim për të cilin u mor leja e familjarëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online