Vrioni i “shënjestron” të gjithë, Omeri: Na rreh gjaku për Shqipërinë!

Xhakomo Vrioni dhe Omar Imeri kanë dalë në konferencë për shtyp para ndeshjes me Turqinë dhe Andorrën. I pari e mori fjalën sulmuesi i Venecias, i cili thekson se kuqezinjtë do të tentojnë të marrin maksimumin në çdo takim.

“Shpresojmë të bëjmë maksimumin, si në çdo ndeshje të sezonit të kaluar, dhe të na vijnë sa më shumë njerëz për të na përkrahur. Synimi është të bëjmë më të mirën dhe jemi të sigurt që do e bëjmë këtë. Do kërkojmë tre pikët në çdo takim”, u shpreh Vrioni, i cili nuk a dyshime mbi zgjedhjen e Shqipërisë.

“Unë e kam bërë zgjedhjen time, kam qenë edhe në kombëtaren e madhe dhe luajta 20 minuta kundër Izraelit”, shtoi sulmuesi. Në lidhje me rivalitetin në grup, Vrioni tha: “Të gjitha ekipet në grup janë të forta, të gjithë jemi njësoj. Do japim të gjithë maksimumin për të grumbulluar sa më shumë pikë”

OMAR IMERI – Mesfushori i Shkëndijës së Tetovës e thotë hapur, Shqipëria U21 synon vetëm tre pikët me Turqinë. Sfida e radhës luhet kundër Andorrës. “Nuk na kënaq barazimi, shpresoj të japim maksimumin në fushë dhe të fitojmë ndeshjen. Është e para dhe është ndeshje e rëndësishme. Besoj se do e fitojmë. Shpresojmë t’i marrim gjashtë pikë në këto dy ndeshje”, deklaroi Imeri, i cili flet edhe për zgjedhjen e Shqipërisë. “Na rreh gjaku të luajmë për Shqipërinë. Jam i kënaqur për zgjedhjen që kam bërë”, përfundoi mesfushori.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online