Vrioni: Goli për babain, qau kur shënova

Të debutosh me gol që në ndeshjen e parë është pa diskutim një ëndërr për ç’do futbollist dhe aq më tepër në ndeshjen e parë me Kombëtaren. Giacomo Vrionit, i cili në të shkuarën kishte luajtur për moshat e Italisë, ndryshoi mendje dhe vendosi që të përfaqësonte kuqezinjtë. Fati deshi që 19-vjeçari të shënonte që në ndeshjen e tij të parë, pikërisht ndaj Italisë.

Në një prononcim për mediat italiane, Vrioni tregon emocionet e kësaj përballje. Po ashtu sulmuesi zbulon se kujt ja ka dedikuar golin e parë si kuqezi.

“Ia dedikoj golin babait tim Arben i cili ka qarë nga gëzimi në momentin që unë kam shënuar. Ai dhe mamaja ime janë shqiptarë dhe për mua të vishja fanellën e shtetit ku ata kanë lindur ishte një kënaqësi e papërshkrueshme. Grumbullimi me kombëtaren shqiptare të 21-vjeçarëve nuk ishte një surprizë për mua, edhe vitin e kaluar kam pasur shumë kontakte me ta por vendosa të pres”.

“Kam dy pasaporta shqiptare dhe italiane dhe më herët kisha arritur të gjeja rrugën e rrjetës edhe me përfaqësueset e moshave U-17 dhe U-19 të Italisë. Të debutoja në të tillë mënyrë me gol ndaj Italisë ishte si një ëndërr për mua. Jam vërtetë shumë i lumtur tashmë shpresoj të shënoj në ndeshjen e radhës ndaj Beneventos pasi dua t’u dhuroj kënaqësi edhe tifozëve të Venecias”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online