Vrioni: Debutimi dhurata më e veçantë, ja ç’më tha Panuçi!

Xhakomo Vrioni ishte risia e kombëtares në ndeshjen me Izraelin. Sulmuesi i Sampdorias, i cili momentalisht është i huazuar te Venezia, ditën e djeshme e ka pasur të veçantë. Festoi 20-vjetorin dhe debutimin me kombëtaren e konsideron një “dhuratë”.

“Dhuratën me të veçantë ma bëri Panuçi, pak më herët, duke më dhënë mundësinë që të debutoja me Kombëtaren një ditë para se të mbushja 20 vjeç. Ishte një emocion i pabesueshëm, nuk e prisja të luaja në Nations League”, thotë sulmuesi për “Gazetta dello Sport”.

Vrioni ka treguar edhe se çfarë i tha Panuçi në momentin e aktivizimit: “Isha në stol, kur më tha se duhej të bëhesha gati. Kur po hyja në fushë më kërkoi të isha agresiv në zonë, atë që kisha treguar edhe në stërvitje.”

Venezia, klubi i tij aktual, ka ndryshuar trajner. Valter Zenga është një njohje e vjetër për Vrionin, pasi e ka pasur trajner te të rinjtë e Sampdorias. “Më grumbulloi për dy ndeshje miqësore, në shtator, kundër Entelës dhe Savonës. I lashë përshtypje të mirë, aq sa për disa ditë u stërvita me ekipin e parë. Është një trajner me shumë personalitet dhe karakter. Nuk e përjetova nga afër atë që ndodhi te Venezia javën e kaluar, ndihesha mirë edhe me Stefano Vekin.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online