Viti i vështirë i Shmajkëll: Mezi pres të mbarojë, u tregoj ëndrrën e presidentit!

0

Në fundin e vitit të gjithë bëjnë bilancet e tyre. 2018 mund të ketë qenë një vit fantastik për disa, i tmerrshëm për të tjerë, por dhe një miks midis të mirave dhe të këqijave për ndonjë. I tillë ka qenë dhe për Kasper Shmajkëll, portierin e Leister Sitit.

Danezi përjetoi një Botëror shumë të mirë me Danimarkën e tij, duke u ndalur nga finalistët e Kroacisë pas goditjeve të penalltisë. Ndryshon situata në klubin e dhelprave. Vdekja e Vichai Srivaddhanaprabha, presidentit të Leisterit, me datë 27 tetor të këtij viti trishtoi gjithë botën e futbollit, sidomos portierin.

Shmajkëll ishte shumë i lidhur me kreun tajlandez të klubit, madje ishte ndër të parët që u ballafaqua me tragjedinë e ndodhur, si pasojë e rrëzimit të helikopterit, vetëm pak metra larg stadiumit “King Power”. Danezi u turr për t’i dhënë një ndihmë të aksidentuarve, duke ndihmuar dhe ekipet e shpëtimit.

Në një prononcim për “The Mirror”, 32-vjeçari tregon se po pret me padurim fundin e këtij viti. Nuk është gjithçka për t’u hedhur në kosh, por Shmajkëll kërkon ta harrojë këtë vit. Gjë që nuk mund të bëjë me ëndrrën e ish-presidentit të ndjerë dhe për të cilën ai dhe shokët e tij do të bëjnë të pamundurën për ta kthyer në realitet.

Ka qenë një vit i çuditshëm, i shkëlqyer nga disa pikëpamje dhe i tmerrshëm në disa të tjera. Në një farë mënyre, mezi po pres që 2018 të mbarojë dhe të vazhdoj përpara. Do ta shikoj gjithmonë këtë vit me ndjenja shumë të përziera. Një nga ëndrrat e presidentit tonë ishte fitimi i një kupe kombëtare dhe ne do e tentojmë diçka të tillë. Do të më pëlqente të avanconim në kupë dhe të shohim se deri ku mund të arrijmë. Motivimi për të përfaqësuar Leisterin dhe familjen e Kun Viçait është shumë i fortë.”

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.