Pasi u zgjodh si sulmuesi më i mirë për sezonin 2016/2017 në Ligën e Kampionëve, Kristiano Ronaldo sot mori edhe një vlerësim tjetër, më të madhin pas “Topit të Artë”.
Sulmuesi portugez i Real Madridit u shpall “Lojtari i vitit” nga UEFA. Në garë me të ishin Lionel Mesi dhe Xhanluixhi Bufon. 32-vjeçari këtë vit ka fituar kampionatin, Ligën e Kampionëve, Superkupën e Evropës dhe të Spanjës.