VIDEO | Monako nis të funksionojë, barazim në transfertën e Montpelies

0

Pjesa e parë e sezonit ishte një katastrofë për ekipin e Monakos, teksa ndodheshin në zonën e rënies nga kategoria në kampionat si dhe në Champions u eliminuan që në fazën e grupeve. Rikthimi i trajnerit Zhardim, si dhe disa blerje në merkaton e janarit, duket se e kanë mbledhur disi ekipin.

Ditën e sotme, ekipi nga principata barazoi në transfertën e vështirë të Montpelies 2-2. Një barazim, që e ndihmon Monakon të ngjitet në vendin e 18-të, ku nëse kampionati do të mbyllej tani, do t’i duhej të zhvillonte një ndeshje “play-out” për të shpëtuar.

Sfida nisi mirë për bardhekuqtë, të cilët kaluan në avantazh me anë të Gelson Martins. Në pjesën e dytë Gaetan Laborde barazoi shifrat, ndërsa Falkao i dha përsëri epërsinë Monakos 8 minuta përpara fundit. Gjithsesi, në minutën e 90-të ishte Delort, i cili baraspeshoi gjithçka, duke mbyllur ndeshjen në shifrat 2-2.

Montpelie 2 – 2 Monako
Shënues: Labord 66′ Delort 91 ‘ / Martin 14′ , Falkao 82’

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.