Lacio është mundur 2 – 1 në “Olimpico” nga Kievo e vendit të fundit. Një gjest anti-sportiv i Milinkoviç-Saviç la kryeqytetasit me 10 lojtarë që në pjesën e parë, diçka që u shfrytëzua mjaft mirë nga ekipi vizitor.
Torini e Ualter Maxarrit është rikthyer te fitoret pas dy barazimeve radhazi. Ekip “granada” mundi Xhenoan në transfertë falë golit të Ansaldit. Torinezët tani janë vetëm tre pikë larg Milanit të vendit të katërt, të cilët i presin në fundjavë në stadiumin e tyre. Champions-i tanimë nuk është thjesht një imagjinatë e shfrenuar.
Në ndeshjet e tjera të Serie A, Bolonja dhe SPAL-i hodhën një hap të sigurt drejt mbijetesës me fitoret ndaj Sampdorias dhe Empolit, ndërsa Udineze mbetet në ujëra të trazuar pas barazimit të sotëm me Sasuolon.
Bolonja 3 – 0 Sampdoria
Shënues: Toneli 55’ (aug), Pulgar 69’, Orsolini 83’
Kaljari 1 – 0 Frozinone
Shënues: Zhoao Pedro 27’
Empoli 2 – 4 SPAL
Shënues: Kaputo 22’, Traore 47; / Petanja 38’ (pen), 61’, Flokari 44’, Antenuçi 88’
Xhenoa 0 – 1 Torino
Shënues: Ansaldi 58’
Lacio 1 – 2 Kievo
Shënues: Kaisedo 67’ / Vinjato 49’, Hetemaj 51
Udineze 1 – 1 Sasuolo
Shënues: Lirola 80’ (aug) / Sensi 31’