Liverpuli hasi shumë vështirësi për të fituar përballë Fulhemit në transfertë. Një penallti e Xhejms Milner, 11-të minuta përpara fundit të ndeshjes, i dhuroi tre pikë të arta në luftën për titull ekipit të Klopit.
Sadio Mane zhbllokoi ndeshjen në minutën e 26-të. Firminjo hodhi një top të bukur në zonë dhe senegalezi kaloi Liverpulin në avantazh.
Vendasit befasuan në minutën e 74-t. Gabime të shumta në mbrojtjen e miqve dhe Babel barazoi shifrat. Megjithatë, Liverpuli u hodh i tëri në sulm dhe gjeti golin e fitores me anë të Milnerit.
Kjo fitore i ngjit “The Reds” në vendin e parë me 76 pikë, dy më shumë se Siti i vendit të dytë, që ka zhvilluar një ndeshje më pak.
Fulhem-Liverpul 1-2
(Babel 74′ / Mane 26′, Milner (pen) 81′)