Rregulli i goditjes së penalltisë është i qartë. Nëse topi përfundon në shtyllë, ose traversë, dhe rikthehet në lojë, lojtari që ka gjuajtur penalltinë nuk mund të godasë më topin drejt portës, pavarësisht se mund të shënojë. Një gol i tillë nuk vlen, por çfarë mund të bëjmë, nëse rregulloren nuk e di as arbitri? Përsëritje ndeshje!
Një rast i tillë ka ndodhur në Itali në futbollin e femrave. Luhej ndeshja midis Fiorentinës dhe Barit dhe ekipi vendas fitoi një penallti. Tatiana Boneti, lojtarja e ekipit nga Firence, godet traversën, topi rikthehet përsëri te ajo që shënon gol, pasi e prek topin dhe dy herë të tjera. Gol i rregullt për arbitrin festa nis në ekipin e Fiorentinës.
Por, gjykatësi sportiv ka vendosur të përsëritet ndeshja. Goli i shënuar është i parregullt dhe arbitri ka bërë një gabim teknik. Rregulli është i qartë: nëse topi i goditur rikthehet përsëri në lojë, çdo lojtar tjetër mund ta prekë atë, përveç autorit (autores) së penalltisë. Kështu që nuk vlen asgjë, Fiorentina-Bari do të nisë dhe njëherë nga fillimi…