Skuadra e Valencias nuk zhgënjeu 55 mijë personat e pranishëm në stadiumin “Mestalla”, teksa mundi me rezultatin 1 – 0 Real Betisin (takimi i parë përfundoi 2 – 2) dhe preu biletën për në finalen e Kupës së Mbretit, ku do të ndeshet me Barcelonën.
Golin e vetëm të takimit e shënoi sulmuesi spanjollo-brazilian Rodrigo në minutën e 56-të. Vendasit gjuajtën vetëm një herë në portë, por aq mjaftoi për të bërë zhvleftësuar dominimin e andaluzianëve që bën çmos për të shkuar në finale.
Valencia rikthehet në finalen e Kupës së Mbretit pas 11 vitesh. Trofeu i fundit në historinë e klubit është pikërisht trofeu i vitit 2008 i fituar kundër Gefates (3 – 1).
The response to that Rodrigo goal at Mestalla is imense! ????
? @pacopolitENG #LLL
????? pic.twitter.com/YYzOphrUew— La Liga Lowdown ????? (@LaLigaLowdown) February 28, 2019
ATMOSFERA SPEKTAKOLARE E KRIJUAR NGA TIFOZËT NË PRITJE TË AUTOBUSIT TË VALENCIAS
https://twitter.com/vcfenfurecido/status/1101198066890223617