VIDEO | Valencia godet në fund, kryesim tresh në Spanjë!

Një gol i francezit Diakhabi në minutën e dytë shtesë i dha një pikë Valencias dhe i hoqi fitoren dhe kreun ekipit të Seviljës. Përballja spektakolare e La Ligës përfundoi në barazim 1-1, ndërsa miqtë andaluzianë kishin kaluar në avantazh me golin e Sarabias.

Ky rezultat e ngjit Valencian në kuotën e 18 pikëve në vendin e 12-të, ndërsa kreu i kampionatit është darë në tre pjesë: Barcelona, Sevilja dhe Atletiko Madrid. Të tri ekipet janë në kuotën e 28 pikëve, por katalanasit luajnë në mbrëmje derbin përballë Espanjolit.

https://www.youtube.com/watch?v=oeBemnI5er8

Pjesa e parë nuk dhuroi gola, ndërsa Pablo Sarabia zhbllokoi sfidën në minutën e 55. Mesfushori përfitoi nga një goditje e Ben Jeder dhe devijoi topin, aq sa për ta drejtuar drejt rrjetës. Sevilja në avantazh, por vendasit nuk u dorëzuan.

Valencia nisi sulmet në kërkim të barazimit, që erdhi në minutën e dytë shtesë. Parejo krosoi një goditje dënimi nga krahu i djathtë i sulmit dhe Diakhabi kërceu më shumë se të gjithë, duke dërguar në festë të pranishmit në “Mestalla”.

Valencia-Sevilja 1-1
(Diakhabi 90+2’ / Sarabia 55’)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online