Rashford e kthen në mundje, gjyqtari nxjerr me të kuqe “viktimën”

0

Premier League është më të drejtë kampionati më elitar në botë. Çdo klub ka financa të frikshme, madhe dhe ato të fundit të tabelës, stadiumet janë ndër më të mirët në Europë dhe cilësia e lojës nuk ka nevojë për koment. Por, ka një aspekt në të cilin futbolli anglez çalon ndjeshëm.

Bëhet fjalë për vendimet polemizuese të arbitrave. Rasti më i fundit erdhi në takimin e sotëm midis Mançester Junajtid dhe Fulhem. Mesfushori kamernunas Zambo-Anguisa u nxorr me të kuqe (i verdhi i dytë), pas një episodi ku ishte krejtësisht i pafajshëm.

Siç e tregojn qartë pamjet filmike, ndërhyrja e Anguisës ishte e pastër dhe pak sekonda më pas sulmuesi anglez Markus Rashford e shtrin përtokë atë me një lëvizje që e shohim shpesh në kampionatet e sportit të mundjes. Në vend që të ndëshkonte futbollistin e Mançester Junajtid, gjyqtari i takimit u mor me lojtarin e Fulhemit.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.