Ulvërhampton po merr pjesë në Premier League Asia, së bashku me skuadrën e Mançester Sitit, dy ekipe që u përplasën sot. Kampionët në fuqi të Anglisë e dominuan takimin, por nuk arritën të thyenin mbrojtjen e Ulvs. Madje, Rahim Sterling humbi dhe një penallti në pjesën e parë.
Goli mungoi përgjatë gjithë 90 minutave dhe skuadrat iu drejtuan penalltive. Rui Patrisio, portieri i Ulvs, ishte heroi i skuadrës, pasi priti 3 penallti dhe “Ujqërit” triumfuan 3-2 nga pika e bardhë. Parashikohet një sezon i madh për Ulvs në Premier League këtë sezon dhe të besuarit e Nuno Espirito Santo vazhdojnë të impresionojnë, si në fushë, ashtu dhe në merkato…
Ulvs – Man. Siti 0-0 (3-2)