Pogba, Bejl dhe Hazard: Rrëfehet Zinedin Zidan

Real Madrid do të përballet me Bajernin e Mynihut në orët e para të ditës së diele (02:00) dhe Zinedin Zidan e ka mendjen te kjo sfidë. Gjithsesi, trajneri francez është ndalur te merkato e klubit, duke prekur disa tema si Pol Pogba dhe Garet Bejl.

Zidan flet edhe për Hames Rodrigez dhe Eden Hazard, edhe pse tregohet tepër i rezervuar në deklaratat e tij. Merkato është e gjatë akoma dhe duhet durim për të realizuar objektivat dhe dëshirat.

POGBA – “Përgjigjem gjithmonë në të njëjtën mënyrë për të. Mund të duket e pakuptimtë, por klubi e di atë që dua unë. Merkato është e gjatë dhe ka kohë, ndërsa sot jemi të përqendruar te ndeshja me Bajernin.

BEJL – “Garet nuk është një problem. Nuk do më dëgjoni kurrë të them që një lojtar është problem. Mund të ndodhë gjithçka, ai ka kontratë me ne dhe të shohim se çfarë do të ndodhë, edhe pse nuk ka ndryshuar asgjë nga qershori e deri tani.”

HAZARD – “Eden kishte nevojë për një skuadër si Reali. Jemi të sigurt që mund të përmirësohet edhe më shumë me ne. Ai bën diferencën, karriera e tij flet vetë dhe tani do jemi ne që do të përfitojmë prej kualitetit të tij. Hames? Ai është një lojtar i jonë dhe për momentin ndodhet më pushime. Kaq mund të them për të”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online