Uellsi e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme rrugëtimin për në Euro 2020. Përfaqësuesja e Gareth Bejl ka triumfuar me shfirat minimale në një sfidë direkte ndaj Sllovakisë në shtëpi.
Heroi i takimit për britanikët ka qenë pikërisht mesfushori Daniel Xhejms, i cili shënoi vetëm pas pesë minutash lojë. 21-vjeçari rikuperoi mjaft mirë një top afër zonës së sllovakëve dhe goditi menjëherë, duke mos i dhënë asnjë mundësi portierit mik.
Kështu, Uellsi merr tri pikët e para në Grupin E, ndërsa Sllovakia po ashtu ka tri pikë, por një ndeshje me shumë, pasi në sfidat e para, Uellsi ishte pushim për shkak se ky grup përbëhet nga pesë ekipe.
KUALIFIKUESE EURO 2020
GRUPI E
Uells – Sllovaki 1-0
Shënues: Xhejms 5′
Ndërkohë, në Kazakistanin e largët Rusia tregoi dhëmbët dhe i shkatërroi vendasit me shfirat 0-4. Padyshim njeriu i sfidës për rusët ishte Denis Çerishev, i cili shënoi dy gola dhe dha një asist. Fillimisht, mesfushori hapi serinë e golave në minutën e 19-të.
Në fundin e pjesës së parë, ishte përsëri Çerishev, i cili dyfishoi shifrat, duke çuar në dhomat e zhveshjes ekipin e tij të qetë.
Fraksioni i dytë vijoi me dominimin e Rusisë dhe në minutën e 52-të ishte Dziuba, i cili shënoi golin e tretë.
Dhjetë minuta më vonë, ishte një autgol i vendasve, që vulosi shifrat në 0-4, me Rusinë që feston tri pikët e para.
GRUPI I
Kazakistan – Rusi 0-4
Shënues: Çerishev 19′, 45+1′, Dziuba 52′, Bejsebekov 62′(aut.)