VIDEO | Tri pyetjet e Geri Nevill, intervista që po bën xhiron e botës

Ole Gunar Solskjaer është kthyer në një hero për Mançester Junajtid. Norvegjezi që mori “OK”-in nga Molde për të drejtuar gjigantët e Premier League, po bën mirë me “Djajtë e Kuq” dhe eliminimi i PSG nga Champions League ka bërë që të gjithë të marrosen pas tij.

Ai ka kthyer harmoninë në ekip, ndërkohë që i eliminoi francezët me një ekip të cunguar. Mungesa të shumta, teksa nuk ishin emra si Pogba e Lingard. Pas ndeshjes, Solskajer foli për “BeIn Sports” dhe gazetarin e bëntë Geri Nevill, një legjendë e Mançesterit.

“Tre pyetje të shpejta për ty Ole. Sa të gjatë e do kontratën? Sa e do rrogën? Ku e do statujën?”, ishin pyetjet e Nevill, i cili në këtë mënyrë jep edhe mendimin e tij që klubi anglez duhet menjëherë t’i japë një kontratë norvegjezit.

“Natë fantastike. Do të bej më të mirën deri në verë dhe të shohim se çfarë do të vendosë klubi. Do vazhdoj deri sa të më thonë të vazhdoj. Fantastike që bosi (Ferguson) ishte në stadium dhe na takoi pas ndeshjes”, tha ish-sulmuesi, i cili më tej thekson se besonte në kualifikimin e skuadrës së tij. Gjithsesi nuk ka kohë për shumë festë.

“Besoja realisht, kisha besim te djemtë. U thashë qe duhej të mbronin si kurrë ndonjëherë, të vraponin si kurrë ndonjëherë. Deri ku mund të shkojë ky Mançester? Në fundjavë Arsenali, ajo është ndeshja më e madhe, sepse vendi i katërt është tepër i rëndësishëm”, u shpreh tekniku i Mançesterit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online