Gjashtë muaj për dy gola në Superiore, në Gjeorgji shpërthen direkt

0

Në verë u afrua te Kamza dhe pritej që të shënonte gola të rëndësishëm për skuadrën e tij. Flasim për Ognjen Roloviç, malazezin që me skuadrën periferike të kryeqytetit arriti të shënojë vetëm dy gola në Kategorinë Superiore.

Sulmuesi 25-vjeçar arriti t’i realizojë Kastriotit dhe Flamurtarit, ndërkohë që me përfundimin e pjesës së parë të sezonit kërkoi largimin. Problemet financiare ishin prezente te Kamza dhe ai e pa të arsyeshme të kërkonte vijimin e karrierës diku tjetër.

Saburtalo në Gjeorgji është ekipi i tij i ri. Roloviç e ka nisur më së miri sezonin, teksa ka arritur të shënojë dy gola në katër ditë. Në sfidën e parë të kampionatin ai i dha fitoren skuadrës së tij kundër Dinamo Batumi, kurse ndaj Lokomotivi Tbilisi realizoi golin që “vulosi” triumfin me shifrat 1-3.

Saburtalo ka marrë pikët e plotë në dy javët e para, sikurse edhe Torpedo Kuitasi. Për t’u veçuar është se Roloviç në të dyja ndeshjet e ka nisur nga stoli dhe numëron vetëm 65 minuta në fushën e blertë në dy takimet që janë luajtur në kampionatin gjeorgjian.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.